Quantcast
Viewing latest article 3
Browse Latest Browse All 10

Grekja, prostitute ne Tale te Lezhes

Image may be NSFW.
Clik here to view.
Grekja, prostitute ne Tale te Lezhes

Grekja, prostitute ne Tale te Lezhes

Dy mirditore kanë rënë pranga falë një operacioni të mirë-organizuar të strukturës së anti-trafiqeve. Leke Picaku dhe Kujtim Frroku janë të akuzuar se kanë shfrytëzuar një shtetase greke në vendin tonë, për qëllime prostitucioni.

Kështu është dashur ardhja e informacionit nga homologet greke, që policia jonë të nisë gjurmimin e aktit të rëndë kriminal që kishin marrë përsipër dy miqtë.

Grekja, prostitute ne Tale te Lezhes

Sipas të dhënave, grekja mbahej në një ambient në Tale të Lezhes, që ishte edhe pronë e Frrokut, ndërkohë që policia ka ndërhyrë jo vetëm me urdhër të prokurorisë së Krimeve të Rënda për të kryer këtë arrestim, por madje ka edhe një vendim të gjykatës së krimeve të rënda marrë për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit, vendim i marrë në mungesë të dy personave që janë vënë në pranga pasditen e dy ditëve më parë.

Operacioni “Tale 2”
“Trafikim femrash në bashkëpunim” është akuza e vërtetuar që rëndon mbi Leke Picakun. Policia e kodon “Tale 2” operacionin, pikërisht se në këtë sipërmarrje policore ishin të fiksuar për t’u vënë në pranga dy persona, edhe pse Frroku nuk ka të njëjtën masë ndëshkimi si Picaku.

Një shtetase greke mësohet se është gjahu i tyre, ndërsa policia ka ndërhyrë në Tale, për të mundësuar jo vetëm arrestimin e tyre por edhe vërtetimin e aktivitetit të tyre kriminal. Sipas policisë së Tiranës, e cila publikon edhe detajet e operacionit bëhet e ditur se gjithçka ka nisur që në mesin e vitit të kaluar kur autoritet greke kanë dhënë informacion në lidhje me “zhdukjen” e një shtetases së tyre. Bashkë me të është dhënë edhe emri i personit të dyshuar si “rrëmbyes” e kështu strukturat e anti-trafikut në bashkëpunim edhe me prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë nisur kërkimin.

Të dhënat i kanë instaluar hetuesit në një nga plazhet më të pazbuluara në vend, në Tale dhe atje është mësuar se shtetasja e huaj mbahej dhe shfrytëzohej për prostitucion nga dy Lekë Picaku, 49 vjeç dhe nga Kujtim Frroku 32 vjeç. Dy bashkëpunëtorët në këtë akt kriminal saktësohet se e kanë shfrytëzuar greken për rreth një vit në këtë zonë ndërsa arrestimi i tyre është bërë i mundur vetëm dy ditë më parë. Policia sqaron se në ngarkim të tyre u realizua ekzekutimi i urdhrit të prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për shtetasin Picaku, banues në Mirdite.

Në ngarkim të tij, gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, me vendim të datës 29 janar 2011, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, sepse akuzohet për veprën penale të “Trafikimit të femrave”, e kryer në bashkëpunim, Kujtim Frrokun banues në Tale të Lezhes. (G. Shqiptare / Lezha.eu)


Viewing latest article 3
Browse Latest Browse All 10