Hulumtimet kanë vërtetuar se pakënaqësia në vendin e punës ndikon edhe në jetën private. Keqtrajtimi në vendin e punës shkakton humbjen e vetërespektit, përderisa rreth 50% e sëmundjeve vijnë si pasojë e stresit në vendin e punës.
Shumica e punëtorëve të keqtrajtuar në punë gjejnë ngushëllim dhe prehje në shtëpi, aty ku e gjejnë paqen dhe përkrahjen.
Situata është e ngjashme, sikur me fëmijët e abuzuar. Edhe ata tërhiqen nga shoqëria dhe qëndrojnë të vetëm. Personat e keqtrajtuar apo të abuzuar në vendin e punës ndiejnë dhimbje, janë të tërhequr në mendjen e tyre.
Keqtrajtimi ne vendin e punes, demton martesen
‘Keqtrajtimi mund të jetë edhe subtil, siç është pengesa në avancim, apo rritje e pagës. Kjo mund të ndikojë në humbjen e vetëbesimit të viktimës”, thotë Sara Hamilton-Farli, e cila merret me viktimat e keqtrajtimit në vendin e punës.
‘Më pas, në martesë shfaqen problemet, ngase ndërmjet meshkujve dhe femrave ekzistojnë qëndrime krejt të kundërta për sa i përket keqtrajtimit në vendin e punës’, thekson Paula Hall, eksperte për marrëdhënie. Në rastet më të shpeshta, sipas Hall, bashkëshorti i këshillon të heqin dorë nga vendi i punës.
‘Keqtrajtimi në vendin e punës ndikon edhe fizikisht, sepse ajo mund të vuajë nga pagjumësia, gjë që bën që të mos reagojë në mënyrë racionale, pastaj shkakton shtypjen e lartë të gjakut dhe humbjen e vullnetit në të gjitha fushat’, thekson ekspertja. (Telegrafi / Lezha.eu)